Lajm i fundit/ Bilanc i rëndë, 44 raste të reja në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vazhdon rritja progresive e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Ditë pas dite po shënohen shifra rekord me të infektuar të rinj, që janë më të larta sesa koha e pikut të pandemisë.Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se këtë të enjte janë zbuluar edhe 44 raste të reja, dy më shumë sesa bilanci i ditës se mërkurë. Tirana vazhdon të mbajë rekordin e përhapjes teksa edhe sot më shumë se gjysma e rasteve ta reja janë në kryeqytet.Ndërkohe Kruja, Durrësi dhe Shkodra vazhdojnë të përbëjnë shqetësim të madh për rastet që zbulohen ditë pas dite. Për fat të keq këtë të enjte kemi raste edhe ne Elbasan e Vlorë, qytete që kishin qenë goxha mirë në javët e fundit, ashtu sikurse edhe Lushnja që ka pasur raste ditët e fundit.Problem i madh është në mënyrë të vecante sistemi shendetesor, pasi janë disa vatra të mëdha në disa reparte shërbimi në QSUT.

Recommended