Ora News - Rritet papunësia, ulen pagat
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Periudha e pandemisë së Covid-19 reduktoi në mënyrë të ndjeshme numrin e vendeve të punës. INSTAT konstaton se për tremujorin e parë të këtij viti ky numër është vetëm 20 mijë. Sipas të dhënave të INSTAT rënie pësuan edhe pagat.

Përkundër pretendimeve të biznesit se për shkak të pandemisë së koronavirusit më shumë se 120 mijë shqiptarë humbën vendet e punës, INSTAT konstaton se ky numër është vetëm 20 mijë.

Duke iu referuar të dhënave të siguruara nëpërmjet anketimeve me telefon dhe jo nëpërmjet vëzhgimeve në terren, INSTAT në raportin për 3 mujorin e parë të vitit 2020 thekson se papunësia kapi nivelin 11.4 për qind, duke pësuar një rritje me 0.2 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2019.

Kjo është rritja e parë e papunësisë pas dy vitesh ku treguesit kishin tendencë rënëse. Sipas raportit të INSTAT numri më i madh i personave që kanë humbur punën i përkasin kryesisht sektorit të bujqësisë dhe të ndjekur nga industria dhe shërbimet.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rritet-papunesia-ulen-pagat

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended