Rritet papunësia si pasojë e pandemisë!INSTAT:Nga dhjetori 2019 deri në qershor dolën 50 mijë papunë

  • 3 years ago
Në kaosin e krijuar nga shifrat e papunësisë si pasojë e pandemisë COVID-19, Instituti i Statistikave raporton se gjatë 6 muajve në vend dolën 50 mijë të papunë. Ne raport thuhet se shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të këtij viti arriti në 11,9 %. Kjo shifër është 0,4% më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe me 0.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit. Në total në fund të qershorit në vendin tonë numri i të papunëve ka qenë 166 mijë e 127 persona.

Recommended