Ora News - Pagat e Kryeministrave, Haradinaj dhe Rama me pagat më të larta në rajon

  • 5 years ago
#oranews #pagat #kryeministrat

Kryeministri kosovar dhe ai shqiptar marrin pagat më të larta në rajon krahasuar kjo me pagën mesatare të vendit. Ndërkohë Kryeministri me pagën më të ulët në rajon rezulton të jetë Ana Brnabiç e cila merr 1 mijë euro e ndjekur nga Mali i Zi dhe Maqedonia. Të dhënat janë publikuar nga Banka Botërore.

Kryeministri shqiptar Edi Rama rezulton të jetë një ndër kryeministrat me pagën më të lartë krahasuar kjo me pagën mesatare të qytetarëve.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore konstatohet se kreu i qeverisë shqiptare mer 1700 euro në muaj në një kohë që paga mesatare e qytetarëve është 344 euro.

Vendin e parë përsa i përket pagës më të lartë në rajon e mban Ramush Haradinaj, i cili ka një pagë prej 2950 eurosh.

Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Ballkan për nga niveli i pagës mesatare mujore, ndërkohë drejtuesit e qeverisë reultojnë me një pagesë pesëfish më të lartë.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka pagën më të ulët në rajon duke marrë vetëm 1 mijë euro, e ndjekur nga kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç i cili paguhet 1.130 euro.

Por vlen të theksohet se paga mesatare e malazezëve rezulton më e larta në rajon dhe është 751 euro duke lënë pas Serbinë, Bosnje Hercegovinën apo Maqedoninë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pagat-e-kryeministrave-haradinaj-dhe-rama-me-pagat-me-te-larta-ne-rajon

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended