Aksionet e Policise ne Lac (27 Maj 2000)

  • 4 years ago
Burime nga Policia e Laçit bëjnë të ditur se aksionet policore janë të vazhdueshme pas ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë ku elementë kriminalë, kontrabandistë dhe trafikantë nga ky qytet kërcënuan drejtuesit e policisë së rrethit.
Policia lokale e Laçit ka ndaluar gjatë orëve të fundit 22 persona ndërsa ka bllokuar 7 automjete me mangësi në dokumentacion. Veç automjeteve të bllokuara, shumë të tjera i janë nënshtruar kontrolleve të policisë vendase dhe asaj speciale të vendosura në këtë qytet që prej ditës së enjte.
Ndaj drejtuesve të automjeteve që rezultuan me mangësi në shkelje ligjore, u vendosën gjoba në një vlerë prej 15 mijë e 500 lekësh. Ndërkohë si rezultat i patrullimit të policisë janë shoqëruar në mjediset e komisariatit 22 persona ku u janë nënshtruar verifikimeve të nevojshme. Ndërkaq mësohet se Prokuroria e Laçit ngriti dje akuzën për dy autorët e kësaj ngjarje.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/