Sot starton spektakli "Miss Shqiperia 2000" (27 Maj 2000)

  • 4 years ago
Pas pak orësh në Butrint fillon spektakli i shumëpritur, " Miss Shqipëria 2000". 24 bukuroshet e përzgjedhura me kujdes, sot do ti nënshtrohen gjykimit të jurisë, komenteve të të ardhurve nga gjithë vendi dhe admirimit tuaj që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Televizionin Klan. Për herë të parë në historinë e televizioneve private shqiptare, ky spektakël do të ndiqet dhe me satelit falë teknologjisë së përparuar që Klan dhe Deliart kanë përdorur enkas për këtë ngjarje.
Organizatorët kanë menduar ti japin një pamje përrallore edhe dekorit që në këtë rast janë rrënojat e qytetit të lashtë. Kolonat e mermerta dhe statujat do të vishen me ndriçim nga mjeshtrat italianë që kanë realizuar dhe ndriçimin e Koloseut në Romë. Sipas informacioneve që sapo morëm, me mbërritjen e të ftuarve dhe përfundimin e videoklipeve, gjithçka pret vetëm muzgun për të ju ofruar këtë spektakël të rrallë. Kaq na lejohet të zbulojmë në këtë prag miss-i. Surprizat e tjera do të keni mundësinë ti shijoni në mbrëmje në ekranin tonë.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/