Situata pas incidenteve në Laç - (26 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Këto janë makinat e sekuestruara në Laç të cilat u bënë mollë sherri për rrëmbimin e shefit të komisariatit Luan Meha. Rreth orës 5 të pasdites së sotme, makinat e sekuestruara së bashku me forcat speciale, të instaluara prej dy ditësh në Laç, janë larguar për në Tiranë. Ndërkohë gjendja në qytet është qetësuar.

Sipas burimeve nga policia 15 të kërkuarit ndodhen të fshehur në malin e Shna Noit, në lindje të qytetit. Sot prokuroria ka administruar ekspertizën e plagëve të komisarit të policisë, i cili tha për Tv Klan.

Komisari i Policisë Laç:- ?Janë marrë masa të gjitha. Janë vënë në eficensë shërbimëet e policisë. Policia është e vendosur do të jetë e pamëshirshme në luftë kundër krimit?.

Por çmendojnë vetë laçianët pas incidentit të rëndë. Sipas qytetarëve gjendja është normale, por më tepër rëndon psikoza se sa fakti. Ndërsa disa qytetarë të tjerë mendojn se gjendja është e rëndë dhe do jetë akoma më e rëndë nëse Ministria e Rendit nuk merr masa. Qyteti tashmë është i qetë, një qetësi ndoshta e rreme për aq kohë sa forcat e rendit, nuk i shkojnë deri në fund incidenteve të tilla./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended