15 raste te reja ne Tirane, Shkoder e Kamez
  • 4 years ago
15 raste të reja me koronavirus janë identifikuar në 24 orët e fundit në Tiranë, Kamëz e Shkodër. Sipas epidemiologëve, mos respektimi i rregullave të vendosura po shton numrin e rasteve të infektuara.

?Përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër dhe 2 në Kamëz. Dy rastet pozitive në Bashkinë Kamëz janë identifikuar gjatë një ceremonie mortore, ndaj edhe një herë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton qytetarëve se funeralet përtej rretheve familjare të ngushta, nuk janë të lejuara, pasi janë rrezik për shpërndarjen e infeksionit?.

I pandryshueshëm vijon të jetë numri i pacientëve të shtruar në spitalin Covid.

?Po trajtohen 24 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Më pak se 10% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes?.

Në 24 orët e fundit nuk është identifikuar asnjë rast tek bluzat e bardha, ku për disa ditë me radhë ka patur të infektuar.

?Sa i përket rasteve të shfaqura në mënyrë sistematike në QSUT kanë lidhje të drejtpërdrejtë, me periudhën e inkubacionit 14 ditë dhe me kontaktin apo me kohën e kontaktit burim infeksioni në QSUT?.

Që prej fillimit të epidemisë, në vend janë infektuar 1212 persona, 910 prej të cilëve janë shëruar, ndërsa 269 persona janë aktivë me Covid-19. 69 % e të prekurve janë në Tiranë kurse pjesa tjetër në Durrës, Shkodër, Kamëz, Krujë.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended