Ora News - Kurba: 12 raste të reja: në Krujë, Kamëz, Shkodër e Tiranë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të semurë me COVID-19 raporton ministria e Shëndetësisë.

Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik.

Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga Covid-19 shkon në 832.

Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona.

36 te shtruar- Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi?, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.
Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e rekomanduara nga autoritetet shendetesore sidomos distancimi fizik si një nga mjetet më efikase të parandalimit të infeksionit. Po ashtu bizneset e hapura duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, në mbrojtje të shëndetit publik dhe të parandalimit të shtimit të infeksionit.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/kurba-12-raste-te-reja-ne-kruje-kamez-shkoder-e-tiran

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/gHIkH-yZiNY

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended