82 raste të reja me covid-19/ 28 në Tiranë, 10 Krujë, 8 Durrës, 7 Vlorë, 3 Kamëz...
  • 4 years ago
82 raste në vend në 24 orët e fundit me covid-19 janë konfirmuar, siç Top Channel raportoi më herët. Kjo është shifra më e lartë që vendi ynë ka regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë.


Ndërkohë ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se ka humbur jetën edhe viktima e 37 si pasojë e covid: Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Ministria thotë se duke parë situatën: Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SpitaliInfektiv#QSUT#TopChannel
Recommended