Ora News - Vrasja e vëllezërve në Krujë, familjarët kërkojnë vënien e autorit para drejtësisë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ky është Roland Pula 32-vjeç, i cili ekzekutoi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Krujë, Xhontil Bardhin 24 vjeç bashkë me të vëllain Gramozin 34 vjeç.

Mësohet se mes dy familjeve, Pula dhe Bardhi, ka pasur një histori të vjetër hasmërie, me plagosje të ndërsjellta.

Por situata e mbrëmshme ka precipituar nga një sherr i një nate më parë në lokalin e fshatit i vrasësit me një nga viktimat.

Mbrëmë rreth orës 22:30, Pula u zuri pritë te dera e shtëpisë, duke vrarë fillimisht njërin nga vëllezërit.

Tjetri i alarmuar ka dalë pas të shtënave dhe është ekzekutuar gjithashtu.

Xhontil Bardhi mësohet se kishte ndjekur dhe mbaruar seminarin e priftërinjve në Shkodër dhe gjatë pauzës 2 vjeçare që i jepet për t'u menduar dhe vendosur nëse pranon që të bëhen apo jo prift ka hequr dorë.

"Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po te them vetëm lamtumirë! E me fal që nuk munda me mbërritë në kohë ...Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne" shkruan i pikëlluar Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit Dom Gjergj Meta.

Familjarët të tronditur kërkojnë drejtësi.

"Një dramë e madhe, të vrasësh dy fëmijë, dy djem. Nuk e di, i bëj thirrje qeverisë të vërë frerat. Ligji është për të gjithë duhet të jetë i drejtë".

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/vrasja-ne-kruje-konflikti-i-vjeter-mes-familjeve-dhe-sherri-ne-lokal-mes-autorit-dhe-njerit-nga-viktimat

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended