I riu vret dy vëllezër në Krujë! Shkak 'prishja e pazareve' për vjedhjet! Gjendet makina e autorit

  • 4 years ago
Dy vëllezër u ekzekutuan me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në fshatin Gramëz të Krujës. Viktima janë Gramoz dhe Xhentil Bardhi. Dy vëllezërit u qëlluan me kallashnikov, ndërsa ndërruan jetë rrugës për në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25 e ndërsa policia ka identifikuar autorin, bashkëfshatar i viktimave Roland Pula 32 vjeç, për kapjen e të cilit u angazhuan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës dhe 2 dronë nate.

Policia gjeti të braktisur pranë pompave të ujit në fshat makinën e autorit ku shumë afër ka edhe banesên, ndërsa vijon krehja e zonës për të bërë të mundur arrestimin e 32-vjecarit. 

Vëllezërit ishin të skeduar nga policia për vjedhje, autorë të dyshuar të disa vjedhjeve, po ashtu edhe autori, thanë burime nga policia për Report Tv. Shkak i vrasjes dyshohet të jenë bërë sherret e vazhdueshme qe vëllezërit dhe autori kanë patur me njeri-tjetrin prej kohësh tashmë.

Edhe autori, Roland Pula, sic thanë burime nga policia, njihet në zonë si person mjaft problematik, i dyshuar per vjedhje e grabitje.

Recommended