Vjen në jetë djali i Kryeministrit Meta (29 Prill 2000)

  • 4 years ago
Familja kryeministrore është shtuar me një djalë. Kjo ka detyruar Ilir Metën që sot në mëngjes të ngjisë shkallët e maternitetit të Tiranës jo për të kontrolluar në një projet, por për të parë djalin e porsalindur dhe gruan e tij Monikën. Kryeministri menjëherë e ka pagëzuar fëmijën e tij të dytë me emrin Besar. Besari i vogël ka lindur sot rreth orës 07:00 të mëngjesit pa komplikacione dhe me një peshë 4 kilogram.
Kryeministri pasi është siguruar për shëndetin e fëmijës dhe gruas së tij ka vazhduar impenjimet të ditës për ti lënë vendin të afërmve dhe miqve të familjes Meta. Menjëherë pas lindjes, Monika ka përshkruar emocionet e ardhjes në jetë të djalit të saj.
Monika: Jemi shumë të lumtur, edhe Bora është shumë e lumtur. Ta shikojmë se si do ta presim pasdite sepse nuk e ka parë akoma, as dy orë nuk ka që ka lindur. Emri i djalit është Besar dhe e zgjodhi babai.
Gazetarja: Mendoni se djali juaj do të bëhet kryeministër apo politikan?
Monika: Çdo shqiptar i ka mundësitë për tu bërë kryeministër dhe president kështu që nuk është e thënë. Rëndësi ka të lindësh në Shqipëri.
Gazetarja: Sigurisht që keni patur oferta për të shkuar dhe jashtë vendi, pse vendosët të lindni në Shqipëri?
Monika: Sepse ai është një nga ata njerëz që mund të bëhet president apo kryeministër i Shqipërisë në të ardhmen. Megjithatë kushtet këtu janë shumë të mira. Kjo është hera e dytë që para dy viteve kur linda Borën dhe kushtet këtu janë shumë të mira. Është gjynah që shqiptarët harxhojnë para për të lindur jashtë shteti kur këtu kushtet janë shumë të mira. Jo se jam unë Monika por besoj se për të tërë kështu janë.
Gruaja e kryeministrit ka dhënë shembullin personal për të lindur në maternitetet shqiptare. Ndoshta kjo do të bëjë që vetë Meta të ndikojë në kushtet e të gjitha materniteteve të Shqipërisë që të përmirësohen. Megjithatë Besari i vogël është ndjerë aq mirë sa edhe fëmijët e tjerë që kanë lindur njëkohësisht në këtë maternitet.

Gazetare: Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended