Parlamenti Ilir Meta - (10 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ka degjeneruar në skena humori interpelanca e pasdites në parlament me kryeministrin Meta për problemet e Shodrës e kërkuar nga deputeti demokrat Ferit Hoti. Ky i fundit ka realizuar fjalimin më të gjatë të kohëve të fudit të dëgjuar në parlamentin shqiptar. Kryeparlamentari Gjinushi është treguar zemër gjerë me deputetët democrat me gjithë reagimet e ministrave dhe deputetëve socialist.

Ferit Hoti:- ?Të tërheq vëmendje se shfrytëzimi i rrugës Shkodër ? Podgoricë, të trashëguar nga austro-hungaria, pas vitit 1992, qe e vetmja lidhje që i siguroi qytetit daljen nga sekuestrimi?.

Por problemet e Shkodrës i ka marrë seriozisht kryeministri Meta. Ai ka premtuar shtesë në fonde për Shkodrën prej 100 mijë dollarësh. Përfundimin brenda tre muajsh për superstradën Fushe Krujë ? Milot dhe hapjen e pikës së re të Murriqanit. Meta akuzoi pushtetarët lokal demokrat të Shkodrës për sabotimin e projekteve qeveritare.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Unë përmenda gjëra konkrete, nuk përmenda përralla fantastike, të cilat i kemi dëgjuar për 5 vjet gjatë qeverisë së zotit Berisha dhe refreni i së cilës na e përsëriti këtu nga fillimi deri në fund veçanërisht për zonat e lira ekonomike deputeti Hoti. Atëhere unë dua të them kur qenka kaq e lirë për të bërë zona të lira ekonomike përse PD për 5 vjet jo vetëm që nuk bëri asnjë zonë të lirë ekonomike por nuk paraqiti në kuvend as edhe një ligj për zonat e lira ekonomike, Por për kundrazi e shndërroi vendin në ?97 në një zonë të lirë të armatosur dhe në pas kaq kohësh përpjekje për stabilizimin e vendit, për forcimin e rendit, për forcimin e institucioneve, për të fituar kohën e humbur në gjithë proceset e integrimit të shqipërisë më në fund tashmë kemi arritur në negociata me FMN me Bankën Botëror, që të aprovojmë dhe një ligj për zonat e lira ekonomike dhe sa më shpejt në këtë parlament?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame