Parlamenti sherri mes deputeteve - (3 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sherr në parlament. Salla ku punojnë të zgjedhurit nga populli është kthyer në arenë përleshjesh, sharjesh e fyerjesh mes deputetëve socialist e demokratë. Ka ndërhyrë për të evituar përleshjen trup më trup mes deputetëve rojet e parlamentit, ndërsa gazetarët janë nxjerr me dhunë jashtë.

Sherri ka nisur sapo ka përfunduar fjalën e tij kryesocialisti Nano. Deputetët demokrat, Gjana, Arbnori e Dajçi, të irrituar nga fjala e kryetarit Nano, kanë protestuar ashpër ndaj kryeparlamentarit Gjinushi. Këtij të fundit i ka shpëtuar situata nga duart. Gjinushi ka deklaruar pushimin e seancës, ndërsa sherri dhe grushtat kanë vazhduar mes një grupi deputetësh.

Në këtë seancë parlamentare ministri i Jashtëm Milo duke folur për paktin e stabilitetit tha se, nga dy fazat e para Shqipëria përfiton 430 milion euro ose 12% e shumës së përgjithshme të financimeve për rajonin. Ndersa Nano kërkoi nga qeveria të paraqes në komisionin parlamentar të paktit një kalendar me afate të qarta për çdo projekt të financuar në kuadër të paktit të stabilitetit.

Megjithatë mesazhet për paktin e stabilitetit janë fashitur kur deputetët janë zënë me grushta me njëri-tjetrin./tvklan.al

Gazetar ? Vledimir Lame

Recommended