RTV Ora - Parlamenti drejt shpërndarjes?! Meta i kërkon KQZ listën emërore të deputetëve
  • 5 years ago
#rtvora

"Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti. Natyrisht jo nga ky, por nga një Parlament krejtësisht legjitim".

Pasi e nënkuptoi këtë parlament si ilegjitim, duket se Presidenti ka hedhur hapin e parë drejt mundësisë së shpërndarjes së tij.

Pak pas kësaj deklarate, Presidenti i Republikës i dërgoi një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon t?i saktësojë sa është numri aktual i mandateve të deputetëve në shkallë vendi në Parlamentin aktual.

"Në muajin shkurt 2019, deputetët e partive opozitare kanë deklaruar publikisht dhe kanë depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë dorëheqjet në bllok nga ushtrimi i mandateve të tyre si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Nga sa është bërë publike sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit pa vonesë ka njoftuar KQZ-në për krijimin e vakancave në Kuvendin e shqipërisë si pasojë e këtyre dorëheqjeve".

Në këtë kërkesë, Presidenti i Republikës kërkon edhe vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt, si dhe listën emërore të deputetëvë aktualë në shkallë vendi.

"Presidenti i Republikës kërkon nga ana juaj dhënien e një informacioni dhe të dhëna të sakta për:Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi?Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt si dhe listën emërore të deputetëve aktuale në shkallë vendi."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-i-kerkon-kqz-listen-emerore-te-deputeteve-te-kuvendit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended