Wake Up/ Mjeku Erion Dasho: Karantinimi nga prilli në maj ka qenë i pajustifikueshëm

  • 4 years ago
Rastet e reja në Shqipëri me KOVID-19 janë në një trend rënës. Gjatë këtyre ditëve kemi parë raportimet më të ulëta në shifra që nga koha e konfirmimit të pacientëve të parë në 8 mars. Në fillim të kësaj jave kemi pasur ditë me 4 persona, 2 madje dhe 1 pacient të konfirmuar me koronavirus. Por ditën e djeshme sërish është shënuar një rritje e ndjeshme e rasteve, 15 persona pozitiv me Covid 19, nga të cilët 13 i përkasin Durrësit, kontakte të personave të konfirmuar më parë dhe që janë punonjës fasonerie. Gjatë gjithë kohës së pandemisë, ajo që u vu re në Shqipëri ishte se vatrat më të shpeshta me një numër të konsiderueshëm rastesh kanë qenë në fasoneri, përfshirë këtu edhe rastet në Krujë. Por pavarësisht kësaj, fasoneritë nuk u mbyllën asnjëherë, ato vazhduan punën ashtu si subjektet e tjera duke shtuar masat e higjienës por edhe të distancimit fizik. Por a ishte i nevojshëm apo i justifikuar krantinimi i popullatës apo dhe mos mbyllja e fasonerive. Ekspertin e Shëndetit Publik, doktor Erion Dasho shprehet se karantinimi i popullatës në muajt prill dhe maj ishte i pajustifikuar. Ndërsa përsa i përket fasonerive ai propozon modele testimi dhe masash për ta mbajtur në kontroll përhapjen e virusit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended