Wake Up/ Mjeku: Shija më e hidhur nga COVID, kur mora gruan dhe dëgjoj: "Alo Edi jam. Lani duart"

  • 4 years ago
Gjermania tregoi se komunikimi shkencor me publikun e vet, është jetësor në luftën kundër pandemisë. Po çfarë note i vë ish-Ministri i Shëndetësisë, mjeku Leonard Solis komunikimit shkencor në Shqipëri? Sa ka ndikuar ai në uljen e besimit të publikut te autoritetet shëndetësore?
"Ne bëmë një abuzim të tmerrshëm në fazën e parë të pandemisë. Shija më e hidhur që unë kam nga COVID, më ka ngelur Kryeministri, kur mora gruan time në telefon dhe dëgjoj: "Alo Edi jam. Lani duart...". Kompanitë multinacionale e kanë të ndaluar ndërhyrjen në politike dhe korruptimin nga politika. Nuk mundet një Kryeministër, që kur merr fëmijën tënd në telefon të të dalë e të thotë: "Alo Edi jam. Lani duart". Këto lloj abuzime në fillim të fazës së pandemisë e tkurrën popullin e bënë mosbesues. Duhet të flasë Instituti i Shëndetit Publik që ka shkencëtarë shumë të mirë, të cilët janë përballur me epidemi, por atyre ju kanë vënë maskën për t'ju mbyllur gojën. Duhet të flasin ata dhe jo diletantët. Kudo ka diletantë të cilët flasin e politizojnë dhe kështu humbet besimi i popullit. Duhet të flasin shkencëtarët"- tha Solis.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended