Trump ashperson tonet ndaj OBSH |Lajme - News

  • 4 years ago
Presidenti amerikan Donald Trump ashpërsoi sulmet ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë në lidhje me pandeminë e Covid-19. Përmes një letre të publikuar në rrjetin social Twitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëron tërheqjen një herë e përgjithmonë të vendit të tij nga anëtarësia pranë kësaj organizate, nëse OBSH nuk i nënshtrohet ?përmirësimeve thelbësore? siç tha ai.
Në letër, Trump akuzon këtë organizatë se ka një mungesë të alarmuese të pavarësisë nga Kina. Sipas tij, OBSH duhej të kishte vepruar me më tepër shpejtësi që në fazat e para të përhapjes së Covid-19, që kur epidemia shpërtheu në Kinë në muajin Dhjetor.
Por Trump shprehet se kjo nuk ndodhi pasi OBSH u përpoq të ndihmonte Kinën në fshehjen e përgjegjësisë për shpërthimin e koronavirusit. Trump është mbështetës i teorive se Covid-19 ka dalë nga laboratorët kinezë dhe nuk është përhapur në mënyrë natyrale, ndërsa ka paralajmëruar nisjen e një procesi penal në Gjykatat Ndërkombëtare për të kërkuar dëmshpërblim nga Pekini për viktimat dhe dëmet në ekonomi.
Autoritetet kineze megjithatë i kanë quajtur të pabaza këto akuza, duke i quajtur ?lajthitje? të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended