Trump falenderon Ramen per qendrimin ndaj Kines | Lajme - News

  • 3 years ago
Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur qëndrimin e Shqipërisë lidhur me influencën e Kinës, sa i përket përhapjes së rrjetit 5G në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mesazhi ka mbërritur nga Presidenti Donald Trump në adresë të Kryeministrit Edi Rama, përmes një letre të publikuar nga vetë kreu i qeverisë.

?Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t?ju falënderoj Juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit. Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë?.

Trump i kërkon Shqipërisë të dalë nga formati kinez 17+1, një platformë ekonomike që përfshin Kinën dhe 17 vende të Europës Qendrore e Lindore.

?Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve- një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17+1 prej të cilit unë ju nxis të dilni?.

Presidenti Trump vlerëson edhe mbështetjen e Kryeministrit Rama për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Serbisë e Kosovës, për mbështetjen e paktit për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe i kërkon të zhvendosë Ambasadën Shqiptare nga Tel Avivi në Jeruzalem.

?Unë dua t?ju falenderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t?u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem?.

Por Rama refuzoi me diplomaci kërkesën për të lëvizur Ambasadën në Jeruzalem dhe për t?u larguar nga platforma ekonomike kineze 17+1. Dhe kur flet për bindjet ai thotë se i tillë ishte për çështjen e rrjetit 5G.

Letra e kreut të Shtëpisë së Bardhë është komentuar edhe nga Ambasadorja Amerikane, Juri Kim, e cila e vlerëson atë si përforcim të marrëdhënieve të ngushta mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended