Keni një iPhone të vjetër e të ngadaltë? Apple mund t’ju detyrohet 25 dollarë!

  • 4 years ago
Apple do të paguajë deri në 500 milionë dollarë për ta zgjidhur me marrëveshje procesin gjyqësor ku akuzohet për ngadalësimin e modeleve të vjetra të iPhoneve për t`i shtyrë blerësit të marrin të reja.


Ujdia e propozuar kërkon që gjiganti të teknologjisë t`i paguajë zotëruesve të disa modeleve të vjetra iPhone-i 25 dollarë. Në 2017-tën, Apple e pat pranuar ngadalësimin e performancës së pajisjeve më të hershme të saj, me pretekstin se këtë e bënte për ?ti zgjatur atyre jetën?, dhe jo siç pretendojnë kritikët për t`I shtyrë të shpenzojnë duke blerë telefon të rinj.

Për këtë gjë, Apple u gjobit disa kohë më parë me 25 milionë euro nga autoriteti francez i mbikqyrjes, DGCRF, i cili argumentonte se klientët nuk ishin paralajmëruar për kompromentimin e celularëve të tyre me anë të përditësimit rutinë të programeve. Shqetësime kishte edhe për hile me bateritë e iPhonëve të vjetër. Drejtuesit e Apple u mbrojtën duke thënë se performance e tyre, binte me kohën. Por shumë konsiderojnë se kjo ishte thjesht prova që e gjithë kjo situatë ka qenë e planifikuar nga kompania. Marrëveshja e fundit, e cila pritet ta marrë dritën jeshile të gjykatës në 3 prill, i vë kapakun një beteje ligjore që ka zgjatur për më shumë se dy vjet. Përdoruesit e iPhonëve në SHBA mund të paraqesin pretendimet e tyre për kompensim nëse kanë një iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, 7, 7 Plus apo pajisje SE të blerë përpara 21 dhjetorit 2017.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel

Recommended