Shkolla nis me një gafë/ Prindi detyrohet 'të certifikojë' nëse fëmija ka COVID apo jo...me formular

  • 3 years ago
TIRANË- Fillimi i shkollave nis me një gafë të madhe të Ministrisë së Arsimit. Fëmijët e vegjël dhe prindërit kanë mbi supe edhe një përgjegjësi të madhe.

Ministria u ka ngarkuar atyre që të deklarojnë "nëse janë të prekur me COVID, ata vetë ose familjarë". Ekzaminimin, për Ministrinë, duhet ta bëjë vetë prindi për fëmijën e tij, pa iu nënshtruar tamponit. Prej kohësh, që nga fillimi i pandemisë është thënë "me zë të lartë" se fëmijët nuk shfaqin simptoma, por janë mbartur të virusit, por duket se një informacion i tillë nuk është marrë aspak parasysh nga ekspertët e ministrisë.  

Gjithashtu një tjetër problem dhe gafë e Ministrisë së Arsimit është edhe se një fëmijë i mitur i klasë së parë apo të dytë duhet të firmosë një dokument, diçka që nuk është i aftë as ta logjikojë se çfarë është dhe as ta bëjë. Skandali shtohet edhe me faktin se ministria u kërkon fëmijëve të moshës poshtë 14 vjeç që të firmosin këtë dokument kur ligji ata nuk i ngarkon me asnjë përgjegjësi ligjore.

E gjitha do të shkruhet mbi një formular që do të plotësohet çdo ditë nga nxënësi dhe fëmija dhe do duhet t'u dorëzohet mësuesve para se të hynë në shkollë. Mbi të gjitha, formulari nuk bën një diferencim midis nxënësve të shkollave fillore dhe atyre 9-vjeçare, pra si një nxënës i klasës së parë ashtu edhe një i klasës së nëntë do të duhet të plotësojë këtë formularë dhe të dy kanë të njëjtën përgjegjësi.

Sikur kjo të mos mjaftonte,  formulari shton koston për prindërit, edhe pse jo shumë e lartë.

Recommended