Koncesioni korruptiv i Ridvan Bodes/ Biznesi shqiptar paguan taksën “Bode” në kufi me skanimin

  • 4 years ago
Shqiptarët dhe veçanërisht biznesi shqiptar paguajnë që prej vitit 2013 një taksë shtesë që ju vendos atyre nga koncesioni i skanimit në pikat doganore.


Ky konçesion mban firmën e ish ministrit të Financave të qeverisë Berisha, Ridvan Bode. Kontrata koncesionare e Rapiskan është akuzuar si korruptive dhe për këtë arsye ajo u vu nën hetim edhe në shtetet e bashkuara. Çuditërisht ish anëtari i qeverisë Berisha jo vetëm që nuk u përgjigj penalisht për këtë aferë, por u zgjodh nga qeveria aktuale si anëtar i këshillit mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë që firmëtarët e asaj kontrate koncesionare duhet të hetoheshin të parët nga ana e SPAK. Por çfarë ndodhi në muajt e fundit të qeverisjes së PD. Rapiscan Systems Inc.

Me bazë në Kaliforni dhe kompania bijë e regjistruar në Shqipëri, S2 Albania fituan një kontratë koncesionare 15-vjeçare për skanimin e kontenierëve nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha në vitin 2011. Kontrata u miratua në Parlament dy vjet më vonë dhe hyri në fuqi në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Por koncesioni me vlerë 250 milionë dollare është vënë nën hetim në shtetet e bashkuara. Kompania amerikane që kishte më shumë se gjysmën e aksioneve të koncesionit është akuzuar se ka paguar ryshfet për të siguruar kontratën. Carson Block, themelues i ?Muddy Waters Research? pati deklaruar në një intervistë për ?Bloomberg?, se kompania OSI Systems që ka 51 % të aksioneve ka paguar një ryshfet që arrinte pothuajse gjysmën e vlerës së kontratës që arrin në mbi 100 mln euro.

Agjencia e pavarur federale amerikane SEC, e cila mbron investitorët amerikanë nga mashtrimet që mund të bëhen në tregun e aksioneve në bursë, ka nisi hetimin pasi dyshonte per mashtrim në bursë për vlerën e investimit në Shqipëri.

Është provuar se disa muaj pas lidhjes së kontratës, në një projekt që konsiderohej 250 milionë dollarë, kompania shiti 49 për qind të aksioneve për vetëm 4.5 dollarë.

Këtë aferë socialistët të ardhur në pushtet në 2013 edhe pse e akuzuan, nuk arritën ta zgjidhin, por vetëm e rinegociuan, ndërsa ndaj realizuesit të saj ish ministrit të Financave Ridvan Bode nuk është marrë asnjë masë, ndërsa SPAK duhet ta marre nën hetim.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RidvanBode#Koncesioni#TopChannel

Recommended