Ora News - PD: Koncesioni për kontrollin e TVSH, vendim korruptiv

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike akuzoi qeverinë Rama se ia dorëzoi një fituesi të paracaktuar sistemin e ri të monitorimit të transaksioneve të biznesit.

Në një dalje për mediat, deputetët e PD-së Jorida Tabaku dhe Endri Hasa denoncuan se një tender prej 15 milion eurosh i është dhënë një kompanie kroate në kushte të mistershme, tender që vendos monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin.

Tabaku tha se PD po mbledh informacione se kush fshihet pas kompanisë kroate që mori dhuratë tenderin 15 milion euro.

Tabaku: Në një garë fasadë me një kompani që nuk plotëson kriteret. Kriteret e tenderit janë korruptive, siç paralajmëroi PD, ato ishin llogaritur për t'iu përshtatur kësaj kompanie. PD po merr informacionin e nevojshëm se kush qëndron pas kësaj kompanisë, megjithatë mund të thuhet se kjo aferë korruptive e çon Shqipërinë një hap pas në luftën ndaj korrupsionit si një kusht themelor për nisjen e negociatave me BE.

Tenderi prej 15 milion eurosh që ju dhurua një kompanie kroate në kushte terësisht të mistershme është provë se korrupsioni në qeverinë Rama i ka rrënjet e thella. Tenderi korruptiv me fitues të paracaktuar është thjesht vazhdim i skandalit që ne denoncuam tre vite më parë për dhënien me koncesion të sistemit të TVSH, që siç rezultoi ishte me një kompani kineze offshore e lidhur me vëllain e kryeministrit Rama.

Tek ky tender korruptiv që vendos monopolin e kontrollit të faturimeve të biznesit qytetarët po shohin përditë kalbëzimin e qeverisë Rama. Kjo qeveri po shet Shqipërinë copa-copa tek klienti i rradhës. Gjatë qeverisjes së Edi Ramës shqiptrët kanë paguar shtesë 3.7 miliard euro taksa të rritura pa marrë asgjë mbrapsht.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sistemi-i-monitorimit-te-biznesit-tabaku-tenderi-15-mln-euro-i-shkoi-dhurate-kompanise-kroate

Recommended