RTV Ora - Masa për protestuesit e Kukësit, Rexhmati: Vendim politik

  • 5 years ago
#rtvora

Pas vendimit të Gjykatës së Kukësit, për të lënë në ?arrest shtëpie? 4 të protestuesit e arrestuar pas sulmeve në ambjentet e KZAZ-së nr 11 në Kukës ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike në këtë qark, Arif Rexhmati.

Për mediat Rexhamit ka theksuar se vendimi i Prokurorisë është vendim politik dhe me këto vendime nuk mund të rrijë kurrë në qevëri dhe nuk mund të fitojë zgjedhje.

Rexhamti: Këta lënë jashtë burgjeve kriminelët dhe fusin në burg punonjësit e bashkisë, apo anëtarët e PD-së, të cilët mbrojnë institucionin nga shkelësit e ligjit, nga ata që po kriminalizojnë Shqipërinë me drogë dhe me vjedhje të votave, të pasurisë.

Sot ishte dënimi arrest shtëpie për 4 të ndaluarit, ishte një hap më shumë kur Rama në ikje e sipër po përdor të gjitha metodat jo ligjore, duke urdhëruar prokuorinë që të japë pretenca të tilla. Aty ishin persona që skanë pasur probleme me ligjin. Është haptaz një vendim politik që avokati mbrojtës do të ushtrojë të drejtën ligjore duke ankimuar. Por e themi edhe një herë që me vendime të tilla Rama nuk mund të rrijë në qeveri dhe Rama nuk mund të marrë zgjedhje as me 30 dhe asnjëherë.

Ne i bëjmë thirrje policisë së shtetit, strukturave që e duan shtetin të mos bëhen vegël e Ramës.

Nga ambientet e Gjykatës të arestuarit që do shkonin në arrest shtëpie kanë dalë me gishtat lart.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vendimi-protestuesit-e-kukesit-rexhamti-vendim-politik
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended