Ish-ambasadori shqiptar: Në Hagë do thirren pushtetarë të tjerë, Haradinaj po 'paguan' taksën

  • 5 years ago
TIRANË- Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Gëzim Podgorica tha në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report tv, se Haradinaj nuk është i vetmi politikan i cili do të thirret në Gjykatën e Hagës. Ai deklaroi se thirrja e Haradinajt në këtë Gjykatë është pjesë e çmimit që ai po paguan për vendosje e taksës për mallrat serbe.

"Unë mendoj se dorëheqja i shkon për shtat Haradinajt dhe profili që ai ka ndërtuar. Nga të dhënat thuhet se disa politikanë të Kosovës do të thirren për të dëshmuar, edhe të tjerë që janë në pushtet. Dorëheqja nga posti i bëri mirë edhe institucioneve të Kosovës, gjë që e ka bërë edhe 14 vite më parë. Riciklimi i kësaj akuze ka atë shijen e vet të hidhur, por e gjitha kjo ka disa konotacione.

Kjo është pjesë e një çmimi që po paguan për vendosjen e taskës. Pa pasur asnjë padi dhe asnjë dëshmitar nuk mund të thirresh në Hagë. Nuk mund të vinte pikërisht pas taksës. Mund të ketë pasur një lloj përshpejtimi. Edhe Gjykata Speciale vepron në një lloj presioni. Taksa ëshë inicuar nga Enver Hoxhaj me Kadri Veselin dhe është miratuar pastaj nga Haradinaj, por e mbrojtur më shumë nga ky i fundit në publik. Pati ndikimin e vet se pati një reagim shumë të fuqishëm ndërkombëtar që taksa të hiqej. U ushtrua presion që taksa të hiqej ose të pezullohej për të kërkuar një korridor dialogu mes dy vendeve por Haradinaj nuk u tërhoq. Ndaj taksës ka pasur qëndrime të ndryshme", deklaroi Podgorica.

m.v./Shqiptarja.com TAG: dorehiqet ramush haradinaj gezim podgorica

Lajme të tjera
Vrau dhjetëra shqiptarë në Lipjan në 1999, arrestohet serbi për krime lufte në Kosovë
20 Korrik, 22:45
Dorëheqja e Ramush Haradinajt, Veseli: Zgjedhjet janë të pashmangshme
20 Korrik, 19:56
Çfarë e pret Ramush Haradinajn pas dorëheqjes? (Procedura dhe çfarë është Gjykata Speciale)
20 Korrik, 19:07
Bashkimi Europian asnjë koment për dorëheqjen e Haradinaj
20 Korrik, 16:13
Mali i Zi, në Tuz, shqiptarët formojnë administratën dhe strukturat e qeverisjes
20 Korrik, 15:06
Pas dorëheqjes Haradinaj relaksohet me nënën, nipin e vëllanë
20 Korrik, 14:53

Recommended