Gaz lotsjellës ndaj emigrantëve/ Policia bllokon 13 mijë persona
  • 4 years ago
Pamjet e fundit televizive nga kufiri greko-turk në pikën e Kastanjës në lumin Evro tregojnë se emigrantët që qëndrojnë ne pjesen turke hedhin guëë, sende të forta dhe bomba me gaz lotsjellës drejt forcave speciale greke.

Këta te fundit të veshur me maskat mbrojtëse dhe uniformën e veçantë përpiqen të shmangin një mësymje të re dhe shpeshherë përdorin edhe ata bomba me gaz lotsjellës. Pasi kanë mbërritur mbi 2000 emigrantë e refugjatë të rinj, forcat greke kanë bllokuar gati 10000 hyrje të paligjshme në tokën greke 24 orët e fundit, bëjnë me dije burime të qeverisë.

?Kufijtë tanë po ruhen dhe po mbrohen në mënyrën më të mirë. Duhet të falenderoj gjithë forcat që operojnë këtu dhe që për ditë me radhë po qëndrojnë këtu për të siguruar paprekshmërinë e kufijve greke dhe atyre evropiane?, u shpreh Nikos Panajotopoulos, ministër i Mbrojtjes.

Vendimin për mbrojtjen e kufijve që ka marrë qeveria greke e ka përkrahur edhe OKB me një deklaratë të saj ku shprehet se shtetet kanë të drejtë legjitime të kontrollojnë kufijtë e tyre dhe të menaxhojnë lëvizjet e parregullta, duke u permbajtur veçse në përdorimin e forcës së tepruar . Rreth 13,000 migrantë janë grumbulluar në kufirin turko-grek , përfshirë familje me fëmijë të vegjël pasi Turqia hapi portat e saj drejt Evropës duke thënë se nuk mund të përballonte më refugjatët nga Siria e shkatërruar nga lufta. Media e huaja dhe ato vendase transmetojnë tashmë edhe pamjet me drone që tregojnë rrugëtimin e tyre mes të ftohtit përgjatë kufirit të të dy vendeve .

?Hymë në Greqi, shkuam deri në qytetin e parë, Aleksandropolis. Kishte një kamion me ushtarë duke na pritur atje. Ishim të paktën 150 migrantë. Na morën telefonat , çantat tona dhe më pas na dërguan përsëri në Turqi?, tregon një emigrant.

?Kam ardhur në Turqi, dhe tani do të shkoj në Evropë, në Greqi, dhe prej andej do të shkoj në Itali?, rrëfehet një tjetër.

Megjithë përpjekjet që po bën Greqia për të zbrapsur turmat e emigranteve ne kufirin tokësor me Turqinë në pjesën lindore të vendit, disa barka plot me emigrante kanë mbërritur në ishullin e Lesbos gjatë ditës së diel dhe në disa raste kane qene vete banorët e këtij ishulli qe i kane penguar emigrantet te zbresin prej tyre, në një moment kur gjendja në ishujt e Egjeut është tepër e rënduar. Athina zyrtare e shqetësuar që ka kerkuar mbledhje te jashtëzakonshme të ministrave të Jashtëm të BE-së , ndjek me kujdes këto zhvillime për të cilat vlerëson se mund të zgjasin për shume kohë si një plan i pergatitur nga presidenti Erdogan për t?i bërë presion Greqisë dhe Evropës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#Turkey#TopChannel
Recommended