Report TV - Gazi lotsjellës ndaj protestuesve, Bardhi në Prokurori për padinë ndaj Lleshajt
  • 5 years ago
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka shkuar paraditen e sotme në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas selisë blu, Bardhi ka shkuar në organin e akuzës për padinë që Partia Demokratike ka bërë ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe policisë për përdorimin e gazit lotsjellës në protestat e opozitës.

Dy ditë më parë, Prokuroria e Tiranës regjistroi kallëzimin penal të bërë nga PD më 18 Mars ndaj Lleshajt dhe Policisë së Shtetit.
Recommended