Gaz lotsjellës ndaj naftëtarëve, tentuan t'futen në uzinë, 2 naftëtarë shfaqën probleme shëndetësore

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Rreth 6 orë zgjati tentativa e naftëtarëve të Ballshit për të marrë me forcë Uzinën e Ballshit, pasi firma që ka marrë përsipër rivënien në punë sipas tyre nuk mbajti premtimet. Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë naftëtarët, ku disa shfaqën probleme shëndetësore.

Pas 6 orë konfrontimesh me uniformat blu ka përfunduar protesta e naftëtarëve të Ballshit me zotimin për tu rikthyer sërish nesër së bashku me familjarët e tyre përpara rafinerisë.

?Besoj se protesta e sotme i dha mesazh të qartë atyre që e kanë marrë përsipër të jenë në një rrugë të gabuar. Po u jepet një mundësi sot të reflektojnë përmes Ministrit dhe Ministres. U bëj thirrje kolegëvëe ditën e nesërme në orën 8 të gjithë naftëtarët me fëmijët përdore, qytetarët e Ballshit, Patosit dhe Fierit, do të bojkotojmë dhe shkollën. Nuk ka jetë pa rafineri. Nëse do të përdorin gaz lotsjellës kundër fëmijëvë tanë, le ta mbajnë përgjegjësinë vet. Të gjithë qytetarët të jenë para portës së rafinerisë?bëri thirrje kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj.

Naftëtarët tentuan të futen me forcë në uzinë që në nisje të protestës, por u zmbrapsën nga forcat e policisë që u kishin bënë bllokadë.

Kur uniformat e rendit, panë që nuk mund të rezistonin gjatë, mburojë e Rafinerisë që administrohet nga privati u bënë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Këta të fundit në një moment përdorën gazin lotsjellës për ti shpërndarë, çka rriti tensionet.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rikthehen-protestat-naftetaret-e-ballshit-tentojne-te-futen-me-force-ne-uzine/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended