Motër e vëlla u vranë në derën e shtëpisë në Rrëshen - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia ka dhënë informacionin paraprak mbi ngjarjen e rëndë që tronditi Rrëshenin këtë të martë rreth orës 20.40.Vledison Filopati 34 vjec dhe motra e tij Esmeralda Filopati 36 vjeçe janë ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e banesës së tyre.Nga informacionet e para dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Fatmir Kolecaj nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i Esmeralda Filopatit.Autori pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.Në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale  Renea dhe FNSH e Shkodrës të cilat nisen krehjen e zonës pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.Nga burimet e Vizion Plus mësohet se autori i dyshuar kishte vetëm një vit që kishte dalë nga burgu ndersa me heret ka qene i akuzuar per dhune ne familje pikerisht ndaj ish gruas se tij.Çifti Esmeralda Filopati dhe Fatmir Koleci kishte edhe tre fëmijë nga martesa e tyre e prishur pak kohe me pare.Forcat e rendit kanë marrë në mbrojtje ndërkohe familjen e autorit të dyshuar I cili është ende në arrati.

Recommended