BOOM: Motër e vëlla flenë me gjarpërinj mbi kokë
  • 5 years ago
#rtvora #boom
Emisioni BOOM, në rubrikën "Shqipëria pa filtra" këtë të premte ka sjellë historinë e familjes Hoxha, nga fshati Gegë i Njësisë Administrative Kozare.

Katër anëtarët e kësaj familje jetojnë në varfëri të plotë, pasi kryefamiljari Hekuran Hoxha e ka të pamundur të punojë për shkak të problemeve shëndetësore.

Në këto kushte dy fëmijët e vegjël përveç faktit që bashkëjetojnë me varfërinë orët e natës i kalojnë me ankth, pasi nga tavani gjysmë i rrënë i shtëpisë shpesh ndodh të rrëzohen gjarpërinj.
"Një natë ishte një si gjarpër i vogël. Kur bie shi, gjarpërinjtë bien këtu"

"Kam frikë nga gjarpërinjtë dhe nepërkat. Mua do më pëlqente të kisha një shtëpi, divan të rinj dhe rroba. Televizor nuk shikoj se na i kanë prerë dritat"

"Detyrat i bëj me qiri. Kur të rritem dua të bëhem doktor"

Duke mos parë asnjë dritë jeshile, djali 10-vjeçar i kësaj familje Danieli ka vendosur qe t'i dërgoje këtë letër emisionit Boom.

"Përshëndetje! Quhem Daniel Hoxha dhe jam në klasën e katërt. Kam edhe një motër në kopsht. Babain e kam sakat nga krahët dhe gjuri. Nuk kemi ç'të hamë dhe kur biem gjumë, shiu bie brenda. Mami është sëmurë sado mundohet të mbledhë barishte për të nxjerrë bukën e gojës, tani nuk ka as ferra sepse nuk është dimër. Sado të mbledhim nuk na dalin as për të ngrënë"
Babai thotë se kanë 6 vite që i kanë prerë dritat, nga pamundësia për ti paguar. Mamaja mbledh ferra për ti shitur gjethet e tyre me pas.

Babai i Danielit: Në këto kushte jetoj që kur jam martuar. Më vjen keq për fëmijët. Unë nuk punoj dot asgjë, sepse me del shpatulla. Më kanë thënë për operim, por duhen 6 milionë lekë. Drita nuk kam seka 6 vjet që mi kanë prerë. Edhe ujin erdhën një ditë për ta prerë, i them mos na i presë sa për të larë kalamajtë. Familjen e mbajmë me lule kuqe, me ferra. Fëmijët ngrihemi i shikojmë se ka gjarpërinj, çunit i ka rënë në kraharor gjarpri.

Nëna i Danielit: Mbledhim ferra, i mbajmë gjethen. 1 kg gjethe e shesim 400 lekë të vjetra. Dhoma ku flenë fëmijët ka shumë gjarpërinj. Çohem i kontrolloj fëmijët sepse kam merak.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/boom-moter-e-vella-flene-me-gjarperinj-mbi-koke
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended