Vëlla e motër vranë 58-vjeçarin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konflikti për pronësinë e 2 dylymëve toke te mbjellë me gështenja është bërë shkak për vrasjen e 58-vjeçarit në fshatin Selitë të Kurbinit. Një ditë pas kësaj ngjarjeje, ku mbeti viktime Ndrec Prendi, policia e Lezhës ka vënë në pranga, Indrit dhe Xhoana Ndoci, vëlla e motër, te cilët ishin shpallur ne kërkim. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës, kur banorë të fshatit Selitë në rrethin e Kurbinit kanë gjetur në pyll trupin e pajetë të Ndrec Prendit, kohë kur 58-vjeçari kishte dalë të ruante gështenjat, të cilat pretendonte se i kishte mbjellë vetë.Ndërkohë, në të njëjtën orë, në pyll kanë shkuar dhe Indrit dhe Xhoana Ndoci, të cilët pretendonin gjithashtu pronësinë e tokës. Këta te fundit, kanë nisur të debatojnë ashpër me Prendin, i cili ishte dhëndri i xhaxhit të tyre. Pas debateve dhe ofendimeve të ndërsjella, dy të rinjtë kanë qëlluar në drejtim të 58-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Mbi të arrestuarit rëndon akuza e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë.

Recommended