Lindje Perëndim: A do të shembet aleanca turko-ruse për Sirinë?

  • 4 years ago
Siria është larguar prej disa kohësh nga vëmendja e madhe që pat pushtuar në periudhën e konfliktit të përgjakshëm, I cili zinte përditë titujt e parë të gazetave botërore. Që prej marsit 2011, luftimet në këtë vend I kanë marrë jetën 465,000 personave, kanë plagosur më shumë se një million të tjerë e kanë detyruar rreth 12 milionë vetë të shpërngulen, apo gati sa gjysma e popullsisë së para luftës. Të ndihmuara nga Rusia, forcat besnike të regjimit të Bashar Al Assadit kanë rimarrë nën kontroll shumë prej fortesave të rebelëve, e këto muajt e fundit, e kanë zgjeruar edhe më tej hartën e territoreve të shkëputura prej duarve të kundërshtarëve anti-qeveritarë. Kjo situatë vë në kurs përplasjeje Sirinë me Turqinë e cila kërkon respektimin e marrëveshjes së Sochit, por ndërkohë, I sjell Ankarasë një rrezik edhe më të madh sesa thjesht përplasja me Assadin: ajo rrezikon lëkundjen e aleancës së saj me Rusinë, dhe kjo në kohën kur Turqia duke kërkuar afrimin me Moskën, ka shkaktuar jo pak zemëratë në perëndim.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LindjePerendim#TopChannel

Recommended