Lindje Perëndim: Katër mënyrat si mund të mbyllet kriza e koronavirusit!

  • 4 years ago
Bota ka kaluar nëpër shumë pandemi, por kjo e Covid 19 ka mbërritur të konsiderohet e paprecendent. ?Nuk kemi parë kurrë një gjë të tillë?, thotë njëri prej ekspertëve më të rëndësishëm të sëmundjeve pandemike në botë, Eric Toner, i Universitetit Johns Hopkins. Kur rastet e një pneumonie të pazakontë filluan të shfaqeshin në Wuhan të Kinës në fundin e vitit 2019, ekspertët mjekësorë nuk dinin se çfarë po shihnin. Virusi dukej i ngjashëm me SARS ose gripin e shpendëve, por ishte një shtam krejtësisht i ri, dhe po përhapej shpejt. Tre muaj më vonë, koronavirusi gjunëzjoi të gjithë botën, mbylli vende të tëra e shkaktoi një goditje eksponenciale në infektime dhe vdekje. Gara per gjetjen e një vaksine ka filluar me kohë, megjithatë ekspertët druhen se një të tillë, nuk do të shohim të përfunduar për të paktën 18 muaj. Bazuar në ato që kemi mësuar deri tani nga modelet e publikuara dhe përgjigjet e vendeve të ndryshme ndaj virusit, ekspertët kanë evidentuar katër skenarë për mënyrën se si mund të përfundojë e gjithë kjo.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LindjePerendim#TopChannel

Recommended