Ora News - Kulla: Vrasja e ambasadorit për të cenuar aleancën turko-ruse

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla tha për Ora News se vrasja e ambasadorit rus në Turqi është ndër më të rënda e ndodhura vitet e fundit.
Ai deklaroi se vrasja ndodhi një ditë para takimit të nivelit të lartë midis Rusisë, Iranit dhe Turqisë për zgjidhjen e çështjes siriane.
Kulla: Është një ngjarje ndër më të rëndat e viteve të fundit. Situata që filloi me Pranverën Arabe po merr trajta të tjera të një konflikti pa kufi. Premisë për ngjarje të tjera akoma më të rëndë. Autoritetet do të bëjnë hetimet. Por, është ndër ngjarjet më të rënda.
Prej disa muajt Turqia dhe Rusia janë aleate të forta në luftën e Sirisë dhe madje trupat turke dhe ruse kanë bashkëpunuar në Aleppo këto ditë dhe mendoj se një nga arsyet e sulmit të ambasadorit rus është pikërisht për të cenuar këtë aleancë të re mes Rusisë dhe Turqisë, e cila realisht ndryshon të gjitha aspektin gjeostrategjikë të rajonit, duke pasur parasysh se nesër mbahej në Turqi një mbledhje shumë e rëndësishme mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë për luftën në Siri. Vrasja e ambasadorit një ditë përpara është një nga sinjalet e forta për këtë çështje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kulla-vrasja-e-ambasadorit-per-te-cenuar-aleancen-turko-ruse/

Recommended