Ora News - "Halabake rrugësh", Kryemadhi sulmon Gjonajn: Ka edhe lidhje familjare me Presidentin

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Pas presidentit Ilir Meta edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Nga Shkodra ku zhvilloi një takim me strukturat, Kryemadhi e konsideron Gjonaj një "halabake rrugësh" që falsifikon dokumenta.

Madje, Kryemadhi zbulon se ministrja ka edhe lidhje familjare me Presidentin e Republikës.

Monika Kryemadhi: Akoma nuk kemi një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe, e cila ka dhe lidhje familjare me presidentin e republikës. Akoma nuk ka kthyer përgjigje pse ka falsifikuar protokollin e ministrisë të Drejtësisë.

Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse që ne çdo gjimnazisti nuk ja japim diplomën e maturës sepse ka ngelur në provim. Si do jetë kjo anëtare e gjykatës kushtetuese kur ka ngelur të jetë gjyqtare e thjeshtë.

Por ama, një ministreshë, që ndërton jetën e saj dhe të ardhmen e saj mbi fatin e jetës së fëmijëve të shqiptarëve, siç ka vjedhur protokollin ashtu ka vjedhur edhe pronat e shqiptarëve.

Siç merr guximin, një halabake rrugësh për të falsifikuar porotkollin e shtetit kjo dhe bandat e saj, mos u çudisni që ju kanë vjedhur pronat dhe paratë.

Ky person mos u çudisni se nuk e ka problem, që siç falsifikoi procesverbalin për Neser Saitin për të mbyllur e gojën Saimir Tahirit sepse kishte një bos mbi kokën e tij, që të mos tregonte lidhjen e Habilajve me shokë që urdhrin e merrnin nga Rama përmes Tahirit, kjo po kështu falsifikon provat e vrasësve dhe krimineleve, ku heq shenjat e gishtërinjve të kriminelëve dhe vendos shenjat e gishtërinjve të qytetarëve të thjeshtë.

Kjo halabake e shtetit shqiptar, më falni për gjuhën po kur arrin guximin të falsifikosh të drejtën kushtetuese të Presidentit, mendoni që një njeri pa përgjegjësi më të vogël ndaj PS dhe jo më ndaj qytetarëve se çfarë mund të bëjë ajo me të drejtat tona dhe me jetën e shqiptarëve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/alabake-rrugesh-kryemadhi-sulmon-etilda-gjonin-ka-edhe-lidhje-familjare-me-presidentin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended