Ora News – PD: Rama sulmon Presidentin Nishani për të mbrojtur Shukri Xhelilin

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas dekalratës së PS, se dekreti i Nishanit për datën e zgjedhjeve është në kundërshtim me kodin zgjedhor, ka reguar edhe PD. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa tha se kryeministri Rama po sulmin presidentin Nishani për të mbrotjur Shukri Xhelilin.
Zhupa: Edi Rama mori sot në mbrojtje një prej akteve më të rënda që ka provokuar mbarë shoqërinë shqiptare, sic ishte favori seksual që kërkoi Shukriu i tij në Dibër në këmbim të një vendi pune.
Duke sulmuar Presidentin e Republikës, për shpalljen e dekretit të zgjedhjeve në Dibër, Edi Rama u rreshtua në krah të abuzimit me pushtetin, në krah të perversitetit, në krah të aktit të ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës, akt të cilin e ka dënuar cdo shqiptar, i majtë, i djathtë i paparti.
Pretendimi i sotëm i Edi Ramës është fare qesharak nga ana ligjore, pasi Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e Shukriut për të qendruar në detyrë, e njofton Presidentin me shkrim, dhe nuk ka nevojë në këtë rast ta publikojë vendimin në fletoren zyrtare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-rama-sulmon-nishanin-po-mbron-shukri-xhelilin/

Recommended