RTV Ora - Rama sulmon pedagogët: U bënë doktorët e shkencave sikur janë shalqinj

  • 5 years ago
#rtvora

Vijon përplasja në distancë mes Kryeministrit dhe Rektorit. Kreu i qeverisë u shpreh edhe njëherë kritik për titujt akademikë, ndërsa i konsideroi shalqinj doktorët e shkencave. Rama paralajmëroi ndërhyrjen e qeverisë në autonominë universitare, në rast se nuk do të zgjidhen problemet që janë kompetencë institucionale e tyre.

Degjenerojnë akuzat që Kryeministri Rama po bën me ata pedagogë që zotërojnë titullin akademik doktor i shkencave. Në një takim me studentët ekselentë Rama i ka cilësuar një pjesë të atyre që kanë titullin e doktorit të shkencave si shalqinj. Kreu i qeverisë sulmoi për të disatën herë rektorin se nuk ndërhyn në rishikim e titujve akademikë të atyre që i quajti sharlatanë.

Rama: Ka shumë nga ata që janë brenda dhe ju shfaqen si profesorë dhe doktorë, por që janë sharlatanë dhe titujt i kanë pa asnjë vlere dhe baze. Jo sepse duhet thënë për politikë, por unë e besoj që shumica e pedagogëve janë në vendin e duhur dhe janë me meritë. Ama një pjesë ca profesorë janë ata? Doktor shkencash, u bënë doktorët e shkencave sikur janë shalqi. Në çdo cep rruge gjen shalqi.

Për kontrollin e performancës së pedagogëve, Rama ftoi studentët që ta bëjnë një gjë të tillë.

Rama: Ju keni kërkuar vlerësimin e performancës së pedagogëve nga studentët. E bën gjithë bota. Studentët duhet të kenë të drejtë të vlerësojnë performancën e çdo pedagogu, njëherë në vit. As për këtë nuk po bëhet. Pse? Sepse po të bëhet asnjë nuk e kalon klasën në votimin e studentëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-ironizon-pedagoget-jane-bere-doktoret-e-shkencave-sikur-jane-shalqi
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended