Ora News - Rrugët, Rama: Janë bërë njësoj sikur të porosis kostum për vete me përmasat e Braçes

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rruga e Arbrit ishte tema kryesore e daljeve të kryeministrit Edi Rama në qytetin e Dibrës, rrugë të cilës sipas tij, do të përmbyllet brenda këtij mandati qeveritar dhe do të lidhë këtë zonë me metropolin shumë më shpejt. Rama tha se rruga do t?i hapë udhë zhvillimit jo vetëm për zonën, ndërsa pala maqedonase do të ndërtojë pjesën tjetër.

Ai u ndal gjithashtu edhe tek standardet e akseve rrugore, duke theksuar se Rruga e Arbrit do të jetë e vetmja me standarde evropiane, duke marrë edhe një shembull që shkaktoi të qeshura tek të pranishmit.

Rama: Ne do të vendosim domosdoshmërinë që edhe pala maqedonase ta kompletojë pjesën tjetër të Rrugës së Arbrit, në mënyrë që porti i Durrësit të mund të aksesohet sa më shpejt me Bullgarinë por edhe Turqinë.

Sot nuk kemi asnjë rrugë evropiane të certifikuar sipas standardeve ku garantohet jeta. Më thoni një rrugë pa pasur gjithfarë lloj ndërhyrje dhe interferenca nga njerëzit, makinat apo kafshët. Edhe në një aks, rrugët janë ndërtuar me standarde të ndryshme. Është njësoj sikur rrobaqepësi të më marrë mua masën për një kostum, ku masën e krahëve t?ia marrë Erion Braçes, të shpatullave Mimi Kodhelit apo të pantallonave të Bashkim Finos.

Ne duam që këto rrugë t?i fusim të gjitha në standarde. Ne duam që kur të shkosh nga Tirana në Vlorë të shkosh me standarde evropiane. Ne duam që rrugët nga Tirana drejt veriut në të gjitha gjatësitë e saj të jenë me standarde evropiane. Më vjen mirë që rruga e parë me standarde evropiane do të jetë Rruga e Arbrit, përmes një panorame spektakolare që shqiptarët nuk e dinë mirë që ekziston gjithë ajo pjesë e mrekullueshme e natyrës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rruget-rama-jane-bere-njesoj-sikur-te-porosis-kostum-vete-me-permasat-e-erion-braces

Recommended