Ora News - Dëbimi i Ambasadorit iranian, mediat izraelite: Ka lidhje me vizitën e Netanjahut

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendimi i qeverisë shqiptare për të dëbuar Ambasadorin iranian dhe një diplomat të këtij vendi ka ngjallur reagime të shumta. Mediat izraelite e lidhin këtë moment me anulimin e vizitës së Benjamin Netanjahut në Tiranë pas dyshimeve për një komplot. Ndërkaq, ish-Ministri i Jashtëm, Paskal Milo, thekson se vendimi i Shqipërisë është legjitim. Ndërkohë, nënkryetari i Komisionit të Jashtëm, Tritan Shehu, thekson se vendimi është i pamjaftueshëm në kuadër të aleancës mes Shqipërisë dhe SHBA.

Qeveria shqiptare ende nuk ka i ka bërë publike zyrtarisht arsyet e dëbimit nga vendi ynë të Ambasadorit të Iranit Golamhosein Mohamadnia dhe një tjetër zyrtari të lartë.

Mediat izraelite këtë moment e lidhin me vizitën që pati planifikuar Benjamin Netanjahu në Tiranë, ndërsa thuhet se vizita e tij u anulua pasi Kryeministri ishte njoftuar për një komplot të mundshëm kundër tij në tokën shqiptare.

Ish-Ministri i Jashtëm, Paskal Milo, thotë se vendimi bazohet në të drejtat ndërkombëtare.

Paskal Milo: Sa kohë ka veprime që dalin jashtë satusit diplomatik të Ambasadorit dhe punonjësve të tjerë të Ambasadës është mëse normale veprimi që ka ndërmarrë qeveria shqiptare.Shpesh largimet ndodhin pa zhurmë, por kur ka veprime të rënda që cënojnë sigurinë e vendit përkatës atëherë në këtë rast ka dhe veprime publike si rasti në fjalë.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/debimi-i-ambasadorit-iranian-mediat-izraelite-ka-lidhje-me-viziten-e-netanjahut

Recommended