Dështon sërish tenderi për të vënë në punë TEC-in e Vlorës, asnjë kompani s’plotësoi kërkesat
  • 4 years ago
Dështon për të disatën herë radhazi tenderi për vënien në punë të Termocentralit të Vlorës. Tenderi i fundit i hapur më 31 dhjetor të vitit të kaluar ka rezultuar përsëri i pasuksesshëm pasi të gjitha kompanitë që kanë marrë pjesë në garë nuk kanë plotësuar kriteret e vendosura në dokumentacion. Ky tender është hapur disa vite me radhë që nga viti 2016 por që asnjëherë nuk ka pasur rezultat pozitiv.
Recommended