Ora News – Tenderi i Bypass Fier e Vlorë, dyzet kompani vijojnë garën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dyzet kompani kanë dorëzuar ofertat për pjesëmarrjen në tenderin e ndërtimit të segmenteve rrugore ?Bypass Fier dhe Bypass Vlorë?.
Ministria e Infrastrukturës informon se këto 40 kompani kanë dorëzuar ofertat brenda afatit ligjor, nga 84 kompani që kishin tërhequr dokumentet.
Afati përfundimtar i paraqitjes së ofertave nga firmat që paraqitën interes për të tërhequr dokumentet skadoi më 25 Tetor 2017.
Brenda datës 30 Nëntor 2017, Autoriteti Rrugor Shqiptar duhet të bëjë përmbylljen e fazës së parakualifikimit.
Me marrjen e konfirmimit për këtë procedurë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të bëhet shpallja e kompanive të cilat vazhdojnë fazën e dytë të tenderit.
Ku ndodhen aktualisht punimet e By pass Vlore
Bypass-i i Vlorës lidh autostradën Levan ? Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë.
Pavarësisht parashikimeve në kontratën fillestare, ndërtimi nuk shkoi siç duhet për shkak të problemeve me kontraktorët çka detyroi ARRSH të ndërpriste kontratën në mënyrë të njëanshme. Pas 24 muajsh jetëgjatësi të projektit u arrit të mbyllej vetëm 12% e veprës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/tenderi-i-bypass-fier-e-vlore-dyzet-kompani-vijojne-garen/

Recommended