PD denoncon: Projekti fantazëm Milot-Fier, 5 ditë pas shfaqjes propagandistike tenderi nuk ekziston

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Pak ditë pasi u shpall gara për ndërtimin e rrugës Milot-Fier, Partia Demokratike akuzon se për këtë projekt nuk ka dokumente dhe nuk dihet pse u zgjodh Partneriteti Publik Privat për ndërtim.

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, tha se edhe në faqen e Prokurimeve Publike ky tender nuk ekziston ashtu si lajmëroi vetë ministrja Balluku.

Alibeaj: Për këtë projekt nuk ka dokumenta, nuk dihet si u përzgjodh, nuk dihet kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion, nuk duhet si u përzgjodh konsulenti që doli në konkluzionin se rruga kushton 1.2 miliardë euro dhe një udhëtim kushton 17.4 euro. Projekti Milot-Fier është akoma një projekt fantazëm, për të ekzistojnë vetëm fjalët e kryeministrit dhe Ministres së Infrastrukturës. Tenderi nuk ekziston i shpallur në faqen përkatëse të prokurimeve, megjithëse, gjatë shfaqjes propagandistike 5 ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës, premtoi ndryshe

Vlerën prej 1.2 miliardë euro PD e sheh si kosto të fryrë dhe premton se do ta rishikojë sapo të vijë në pushtet.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pd-denoncon-projekti-fantazem-milot-fier-5-dite-pas-shfaqjes-propagandistike-tenderi-nuk-ekziston

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended