Qeveria plotësoi kërkesat, një grup studentësh protestojnë sërish dhe shtojnë pikën e 9

  • 5 years ago
Një grup studentësh i janë rikthyer sot protestave pas pushimeve të fundvitit. Organizimi nisi në çdo fakultet nga ora 09:00 deri në 10:00 dhe më pas ata marshuan në këmbë në drejtim të Kryeministrisë, aty ku janë hedhur në shenjë proteste edhe flakadanë, ndërsa qëndruan rreth katër orë me radhë. Protesta ka vijuar paralelisht edhe në Korçë, ndërsa në Elbasan studentët kanë bojkotuar mësimin. Protesta e sotme ishte e para pas tri jave nga ndërprerja për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të ri, edhe pse qeveria në datë 30 dhjetor miratoi "Paktin për Universitetin" duke plotësuar një pjesë të mirë të kërkesave të studenteve.

Megjithatë ata insistojnë se kërkesat nuk janë plotësuar. Sot para Kryeministrisë studentët kërkuan shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, duke shtuar kështu pikën e nëntë e cila nuk ka qenë te 8 kërkesat e famshme të dhjetorit 2018. Ata kërkojnë gjithashtu edhe rritjen e buxhetit të Arsimit në 5% të GDP-së, pikë e cila nuk u plotësua nga qeveria për shkak të pamundësisë ekonomike dhe financiare. Në mbledhjen e qeverisë në prag të fundvitit ekzekutivi miratoi 12 vendime që nga heqja e tarifës së studimeve për studentët në nevojë dhe ekselentët, përgjysmimin për të gjithë studentët e tjerë, bursë shtetërore deri në 100 mijë lekë të vjetra çdo muaj, investimin e 27 mln euro në konvikte si dhe nisjen e punës për kartën e studentit sipas një modeli konkret nga një vend i Bashkimit Europian (Lexo këtu: Dokumenti i plotë i Paktit për Universitetin).

Asnje nga protagonistët e protestës nuk ka komentuar deri tani në detaje Paktin për Universitetin të miratuar nga Qeveria, ndërsa Partia Demokratike dhe LSI-ja e kanë injoruar duken tentuar tani të marrin drejtimin e protestës studentore.

Recommended