Nje grup studentesh largohen nga takimi me Ramen
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot takimet me studentë dhe pedagogë për të diskutuar 8 kërkesat e parashtruara prej tyre.

Mëngjesin e sotëm ai udhëtoi drejt Vlorës për të zhvilluar një takim në Universitetin Ismail Qemali, por që në nisje të takimit ai është përballur me një grup studentësh që i kanë shprehur kreut të qeverisë se nuk janë dakord të ulen për dialog pa u plotësuar më parë 8 kërkesat e tyre.

Ky grup studentësh është larguar më pas nga salla në shenjë proteste.


Ndërkohë takimi vijon ende. Pas largimit të studentëve Rama tha se është i gatshëm të plotësojë 8 kërkesat, por shtoi se nuk do të pranonte asnjë ultimatum. /tvklan.al
Recommended