SPAK kërkesë OFL-së: Na sillni të dhëna shtesë për resortin e Hajrajve dhe blindin e Saimir Taullaut

  • 4 years ago
TIRANE-Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kërkon të dhëna shtesë strukturës së operacionit Forca e Ligjit në Policinë e Shtetit për dy sekuestrot, kompleksin 'Golden' të Altin Hajrit që është në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, por edhe për makinën e blinduar që iu bllokua Saimir Taullaut.

Dy masat e vendosura nga policia në kushtet e emergjencës i janë rikthyer përkohësisht policisë për veprime plotësuese në terren me kërkesë të SPAK-ut. Vendimi është marrë një ditë më parë. Sipas ligjit pas 48 orëve nga vetëdeklarimi i subjekteve apo sekuestrove emergjente dosjet kalojnë në SPAK dhe kjo strukturë ka 15 ditë kohë ta kalojë dosjen në gjykatë.

Por këtë herë duket se afati do të zgjatet pasi prokuroria ka kërkuar të dhëna shtesë nga operacioni forca e ligjit. Nuk dihet se cfarë informacioni shtesë apo veprimi procedural është kërkuar nga policia për të kryer në terren, por të paktën resorti Golden rezulton se është hetuar si pasuri me prejardhje kriminale më herët dhe i është kthyer Hajrajve.

SPAK-u i kontaktuar nga ReportTv pranoi se ishte kërkuar informacion shtesë por në asnjë moment unk është vendosur kthim dosjesh dhe do të ndiqen procedurat, sqaruan zyrtarë të prokurorisë së Posaçme. Aktualisht në SPAK janë 12 referime nga OFL-ja mes tyre dhe këto dy dosjet për të cilat është kërkuar informacion shtesë.

Recommended