Ora News - OFL kërkesë për deklarim pasurie Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar një kërkesë për deklarim pasurie Lulzim Berishës në Durrës dhe Ardian Çapjas në Elbasan.

Në një deklaratë për mediat, OFL thotë se "49-vjeçari Lulzim Berisha, drejtuesi i një grupi kriminal, autor i veprave penale, grup i strukturuar kriminal, trafikim i lëndëve narkotike, pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Ky shtetas në vitin 2012 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe në 2016 Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur lirimin e tij me kusht".

Për Adrian Çapjan OPL sqaron se është arrestuar në flagrancë për veprat penale tentativë vrasje të efektives së policisë dhe armëmbajtje pa leje.

"Ky shtetas dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhur në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrje. Dyshohet se ky shtetas së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë për periudhën 2009-2016"

Këta individë duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t?i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

OFL sqaron se "marrjen e masës së sekuestros, çdo biznes, mjetet motorike apo tokat në pronësi të subjekteve administrohen nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, po as mund të shitet, të blihet apo të jepet me qira nga subjekti."

Po ashtu OFL thotë se të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre.

"Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda", mbyll njoftimin OPL.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/OFL-kerkese-deklarim-pasurie-lulzim-berishes-dhe-ardian-capjas

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended