Report TV - OFL i vihet pas pasurisë së dy të 'fortëve' të radhës, Ben Qimes dhe Saimir Taullaut

  • 4 years ago
TIRANE-Në ditën e pestë të aksionit anti-KÇK-së, Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur formularin dy të 'fortëve' të radhës, Saimir Taullait në Lushnje dhe Arben Isufajt, njohur ndryshe si 'Ben Qimja' banues në Fier për të justifikuar pasurinë. Operacioni Forca e Ligjit deklaron se Saimir Taullau më parë ka qenë i dënuar për veprën penale ?Prodhimi dhe shitje e narkotikëve? në bashkëpunim.

Ai është pronar i disa bizneseve dhe tashmë brenda 48 orëve duhet të justifikojë si i ka ngritur, ndryshe do të sekuestrohen. I dyti është Arben Isufaj (Ben Qimja), i cili është nën hetim në Itali, për veprën penale ?Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?. Taullau dhe Isufaj duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për ndjekje të mëtejshme. Operacioni Forca e Ligjit njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë dërguar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar materialet për Altin Hajrin, Leonard Hajrin (janë regjistruar dosjet) dhe Martin Bletën, Artan Docin,  Ardjan Docin, Gentian Finiqin dhe G. M.në pritje të regjistrimit."Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda" thuhet në njoftimin e OFL-së. (Bilanci deri tani i OFL-se).

Kush është Saimir Taullau?
Saimir Taullau u ka shpëtuar dy atentateve. Në tetor të vitit 2017, atij iu atentati i fundit por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali. Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje.

Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut. Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, p ngjarje ende nuk është zbardhur.

Por kush është Ben Qimja?
Ben Qimja njihet si njeriu që është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë ...

Recommended