Arben Frroku dhe Durim Keçi emrat e radhës të shënjestruar nga OFL - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tre personazhe të njohur për drejtësinë, janë vënë në shënjester nga Operacioni Forca e Ligjit për justifikimin e pasurisë.Në sitë është vendosur pasuria e Arben Frrokut, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale ?Vrasja në rrethana të tjera cilësuese? dhe Armëmbajtja pa leje?.Arben Frroku aktualisht ndodhet në Holanda ku u arrestua pas dënimit që mori në Shqipëri për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Megjithatë autoritetet holandeze refuzuan ekstradimin e tij drejt Shqiperisë.Durim Keci, banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale ?Shkatërrim prone me pasoja të rënda?, ?Krime me armë kundër personit?, ?Trafikim i lëndëve narkotike? dhe ?Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit?;Jasin Kala, banues në Shijak, i dënuar për veprën penale ?Vrasja me paramendim?;Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Recommended