Ora News - Ngjarja në Durrës: Fqinji i maskuar hyri në banesë dhe plagosi të zotin e shtëpisë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një 27 vjecari i identifikuar si Astrit Thaçi është autori i dyshuar i plagosjes së 42 vjecarit Rexhep Terziu mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në lagjen 13 të Durrësit, ku kishte hyrë për grabitje.

Policia e Durrësit thotë se i dyshuari është person me precedentë penalë, ndërsa burime thonë se ai mund të jetë autor i grabitjes së pikës së kredive Kredo.al pak ditë më parë.

Në orët e mbrëmjes, 27 vjecari hyri në banesën e familjes Terziu për të vjedhur, por pasi u zbulua nga kryefamiljari e ka qëlluar këtë të fundit me një plumb në këmbë.

Ky i fundit ka thënë për grupin hetimor, se sapo ishte kthyer në shtëpi kur ka dëgjuar zhurmë. Në derën e banesës më pas është përballur me një person të maskuar që e qëlloi.

I riu është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa disa orë më pas, policia thotë se ka sekuestruar një palë veshje dhe prova të tjera që shërbejnë për dokumentimin e ngjarjes.

Personi i shpallur në kërkim eshte banor i kësaj lagjeje dhe është me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

?Në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit R. T., plagosi në këmbë me armë zjarri të zotin e banesës dhe u largua me shpejtësi? informoi policia e qytetit.

Për kapjen e tij u ngritën disa pika kontrolli në orët e mbrëmjes, ndërsa operacioni i kërkimit vijon.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/durres-zbardhet-ngjarja-e-djeshme-ku-u-plagos-nje-42-vjecar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended